Drake hedh në gjyq vajzën që e akuzoi për përdhunim

Drake po merr masa ligjore ndaj një femre e cila pretendon se mbeti shtatzënë me reperin pasi ai e përdhunoi.

ShowBiz

20/09/2018 10:59

Layla Lace një vajzë nga Manchester ka ngitur akuza mjaft serioze ndaj Drake vitin e kaluar duke u shprehur se reperi kanadez e ka përdhunuar, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net

Kjo u bë akoma më e madhe kur vajza në fjalë deklaroi se është shtatzënë me reperin.

Ndërsa vetë Drake e ka pranuar se ka kaluar një natë me Layla-n në Manchester pas një koncerti në Boy Meets Ëorld Tour por është shprehur se gjithçka ka ndodhur me dëshirën e të dyve.

Reperi ka thënë se ajo krijoi një “lidhje imagjinare” me të duke i dërguar mesazhe në të cilat i thoshte se po i mungon./Lajmi.net/