Drake bën shpenzimin marramendës për një mbajtëse telefoni

Ani pse janë mësuar me jetën e tij super luksoze, fansat janë habitur me shpenzimin e fundit që e ka bërë Drake.

ShowBiz

19/02/2019 16:08

Reperi Drake e ka dëshmuar edhe njëherë se nuk e ka aspak problem të bëj shpenzime të majme madje edhe për gjëra të vogla, transmeton lajmi.net.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se ai së fundmi ka hargjuar  400 mijë dollarë për një mbajtëse telefoni.

Reperi ka publikuar në ‘Instagram’ një video të mbrojtëses më të re që është e përbërë nga flori 18-karatësh i mbushur me diamante në ngjyrë të bardhë dhe blu. Në qendër të saj ka një buf, që ka të bëjë me labelin e reperit.

Fansat janë deklaruar kundër./Lajmi.net/