“Dragon” çon ushqimin në Stacion…

Anija kozmike “Dragon”, e kompanisë amerikane “SpaceX” ka arritur me sukses në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Bota

23/09/2014 16:19

“Dragon”, pa ekuipazh, është ngritur dy ditë më parë nga stacioni “Cape Canaveral” në Florida të Shteteve të Bashkuara.   

Në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës janë dërguar ushqim i ngrirë, minj të gjallë për laborator, printer 3-D, dhe artikuj të tjerë, të nevojshëm për astronautët që ndodhe atje.

Kjo anije do të mbetet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për afro një muaj, derisa astronautët ta shkarkojnë ngarkesën dhe pastaj ta ngarkojnë atë me rreth një tonë e gjysmë mbeturina, për t’i kthyer në Tokë.

“SpaceX” dhe “Boing” janë dy kompanitë amerikane, të cilat kanë kontratë me Agjencinë Kozmike Amerikane (NASA), për të dërguar furnizime Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Me këto dy kompani, NASA po bën përpjekje të ndalë varshmërinë nga Rusia për udhëtime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.