Dr.Dre së shpejti mund të bëhet shef ekzekutiv në Apple

Sipas Billboard, Apple mund të përfshijë Dr.Dre dhe Jimmy Iovine në rolet e larta ekzekutive të kompanisë në konferencën e zhvilluesve në muajin e ardhshëm.

Auto & Tek

13/05/2014 22:32

Apple kohët e fundit bëri një ofertë prej 3.2 miliardë dollarësh për kompaninë Beats Electronics, lajm ky që ishte postuar më herët këtë javë.

The Financial Times raportoi se Apple dhe Beats mund ta përfundojnë marrëveshjen këtë javë, kështu që kompanitë mund të presin derisa blerja të përfundojë formalisht dhe pastaj të mendojnë për përfshirjen e Dr.Dre dhe Iovine në rolet ekzekutive.

Ajo çfarë ne dimë është se nëse kjo ndodhë, Dr.Dre do të bëhet shumë i pasur, edhe pse nuk është shumë e qartë se cilat do të jenë saktësisht detyrat e tij në Apple.

Nëse raporti i Billboard del të jetë i saktë, Jimmy Iovine mund të jetë i përfshirë gjithashtu. Apple është duke planifikuar që çelsat e iTunes t\’ia japë atij, sipas këtij burimi.

Ai do t\’i udhëheqë të gjitha studiot e incizimeve dhe prodhuesit. Këto janë përgjegjësitë që tani kanë Eddy Cue dhe ekipi i tij. Cue luajti një rol më të rëndësishëm në krijimin e dyqanit të iTunes në vitin 2003.

Blerjet e muzikave në iTunes janë duke rënë, por Apple shpreson se biznesi i muzikës do të rregullohet nëse Iovine është në krye të iTunes.