Doumbia në Romë

Roma ka arritur marrëveshje me CSKA Moskën për transferimin e sulmuesit Sydou Doumbia, si zëvendësues i Mattia Destros, i cili iu bashkua Milanit.

Sport

30/01/2015 14:55

Seydou Doumbia është zëvendësuesi i Mattia Destros në Romë. Klubi nga Serie A ka arritur marrëveshje me CSKA Moskën për transferimin e tij.

Palët janë pajtuar që Doumbia t’i bashkohet Romës në marrëveshje huazimi me të drejtë të blerjes pas përfundimit të këtij sezoni.

Tani janë duke u shkëmbyer dokumentacioni i nevojshëm para deponimit të kontratës së tij në zyrat e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).

Roma e ka gjetur zëvendësuesin e Destros, dhe Olimpico është i gatshëm ta mirëpres atë.