Douglas Costa, transferimi i parë i Solskjaer te Man Utd

Manchester United po konsideron mundësinë e transferimit të Douglas Costas nga Juventus.

Sport

25/12/2018 16:17

‘Djajtë e Kuq’, pas angazhimit për trajner norvegjezin Ole Gunnar Solskjaer, kanë filluar të mendojë edhe për prurjet e para në afatin kalimtar të janarit.

Pozita e gjashtë pas 18 xhirove, ka bërë që Manchester United ta sheh të domosdoshme transferimin e ndonjë emri të ri për të përforcuar skuadrën, për të synuar vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Sipas Rai Sport, transferimi i parë i ‘Epokës Solskjaer’ mund të jetë ylli i Juventusit, Douglas Costa, përcjell ‘lajmi.net’.

28 vjeçari që nga Bayern Munich është transferuar në Serie A te ‘Zonja e Vjetër’, nuk po gjen hapësirat e mjaftueshme në formacionin e Massimiliano Allegrit, që më shumë po i beso treshes Dybala – Mandzukic – Ronaldo.

Kalimi në Premierligë do të ishte një aventurë e re për Costan, i cili tashmë ka provuar Bundesligën dhe Serie A./Lajmi.net/