Douglas Costa në Premierligë për 90 milionë euro

Arsenal është gati të thyej rekordin e klubit në tregun e transferimeve.

Sport

21/07/2018 16:34

Sipas ‘The Sun’, Gunners kanë të gatshme deri në 90 milionë euro për transferimin e yllit të Juventusit, Douglas Costa.

Anësori brazilian është një kërkesë e qartë e trajnerit Uney Emery, që këtë verë ka marrë drejtimin e Arsenalit.

Në anën tjetër, Juventusi për momentin nuk ka marrë asnjë ofertë për Costan, i cili konsiderohet i rëndësishëm për trajnerin Massimiliano Allegri.

Douglas Costa i është bashkuar Juventusit nga Bayer Munich një sezon më parë./Lajmi.net/