Dost, statistika më të mira se Messi e Ronaldo (Foto)

Super-sulmuesi i Wolfsburgut, Bas Dost posedon statistika më të mira se Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo sa i përket këtij sezoni.

Sport

03/03/2015 23:23

Mesatarja e golave të shënuara për një ndeshje në këtë sezon e Bas Dostit është më e mirë duke e krahasuar me atë të Messit apo të Ronaldos.

Sulmuesi i skuadrës gjermane ka arritur të shënojë 13 gola në 12 takime (818 minuta) të luajtura gjatë këtij sezoni, që i bie një mesatare prej një gol në 63 minuta.

Ronaldo gjatë këtij sezoni ka shënuar 30 gola, mirëpo për të arritur këtë shifër, portugezi ka luajtur 22 ndeshje (1961minuta), që i bie një gol në çdo 65 minuta.

Në vendin e tretë është Messi që ka shënuar 27 gola në 25 takime (2025 minuta), me një mesatare prej një goli në 82 minuta.

Dost