Dortmundi sulmon Arsenalin për Aubameyang

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund Michael Zorc ka sulmuar Arsene Wenger trajneri i Arsenal folu haptazi për Pierre-Emerick Aubameyang.

Sport

18/01/2018 15:21

Sulmuesi i Dortmund është përfolur gjatë ditëve të fundit për një kalim tek Arsenal dhe Wenger, kur pyetet për lojtarin nga Gaboni, thotë:

“Po, një karakter mund të jetë shumë pozitiv ose shumë negativ. Por po të shohësh arritjet që ka gjatë karrierës së tij ai ka bërë mirë dhe karakteri është përdorur në një mënyrë pozitive.”

Zorc nuk ishte i kënaqur me komentet e trajnerit francez dhe është kundërpërgjigjur menjëherë:

“Mendojmë se është një mungesë respekti kur përfshihesh në aferat e lojtarëve që nuk luajnë për ekipin tënd,” shprehet ai të enjten.

“Nuk ka asnjë kontakt me Arsenal. Ne vetëm mund të hamendësojmë se Wenger ka shumë për të menduar për lojtarët që ka në dispozicion.”