Dortmundi shënon fitoren e dytë në International Champions Cup, tani mposht Liverpoolin

Borussia Dortmund e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në turneun International Champions Cup.

Sport

22/07/2018 23:57

Skuadra gjermane pasi mposhti Manchester Cityn pak ditë më parë, ia ka dalë të mposht një tjetër skuadër nga Premierliga.

‘Milionerët’ kësaj radhe kanë arritur të mposhtin Liverpoolin me përmbysje të rezultatit 1:3.

Mbrojtësi Virgil van Dijk në minutën  25’ kaloi në epërsi Liverpoolin.

Dortmundi në pjesën e dytë realizoi tre herë për fitoren 3:1, përmes Christian Pulisic që gjeti dy herë portën e Liverpoolit dhe Larsen në fund të ndeshjes, për rezultatin përfundimtar./Lajmi.net/