Dortmundi pëson nga Mainzi

Dortmundi ka pësuar humbje në udhëtim te skuadra e Mainzit, me rezultat 2-0, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Bundesligës.

Sport

20/09/2014 21:22

Pjesa e parë ishte kryesisht e qetë, me disa raste ngaDortmund, i cili ishte më kërkues për të shënuar gol.

Në minutë e 66,Okazakirealizon duke e kaluar Mainzin në epërsi. Katër minuta më vonë, i sapoinkuadruari në lojë, Ciro Immobile dështon të shënojë nga pika e bardhë.

Në minutën e 74’, Ginter shënon një autogol, për të nënshkruar kapitulimin e skuadrës së tij në këtë takim.

Me këtë humbje, të besuarit e Jurgen Kloppit mbeten në kuotën e gjashtë pikëve, në vendin e tetë të tabelës së Bundesligës.

Video