Dortmundi, në finale të Kupës së Gjermanisë

Borussia Dortmundi është finalisti i parë i Kupës së Gjermanisë. Verdh e zinjtë ia dolën ta mposhtin Wolfsburgun në gjysmëfinale të martën mbrëma me rezultat 2:0. Henrikh Mkhitaryan e kaloi në avantazh ekipin e Jurgen Kloopit në minutën e 12-të, ndërsa Robert Lewandowski e dyfishoi rezultatin në minutën e 43-të, për ta vulosur fituesin e…

Sport

15/04/2014 21:25

Borussia Dortmundi është finalisti i parë i Kupës së Gjermanisë. Verdh e zinjtë ia dolën ta mposhtin Wolfsburgun në gjysmëfinale të martën mbrëma me rezultat 2:0.

Henrikh Mkhitaryan e kaloi në avantazh ekipin e Jurgen Kloopit në minutën e 12-të, ndërsa Robert Lewandowski e dyfishoi rezultatin në minutën e 43-të, për ta vulosur fituesin e këtij takimi.

Dortmundi synon ta fitojë trofeun DFB Pokal, pasi u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe mbeti pa titull të kampionit në Bundesligë.

Në gjysmëfinalen tjetër, të mërkurën do të luajnë Bayern Munichu dhe Kaiserslauterni.