Dortmundi mposht Schalken (Video)

Skuadra e Dortmundit ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-0 ndaj Schalkes, dhe të tre golat u shënuan në dhjetë minutëshin e fundit të përballjes.

Sport

28/02/2015 17:25

Pjesa e parë përfundoi pa gola duke lënë që fati i këtij takimi të vendoset në pjesën e dytë.

Dhe, kështu ndodhi. Aubameyang në minutën e 78′ Mkhitaryan 79′ dhe Reus në minutën e 86′ shënojnë për rezultatin 3-0.

Me këtë fitore, Dortmundi është në kuotën e 28 pikëve, tetë më pak se Leverkusen që është në vendin e katërt të tabelës.

https://vine.co/v/O2P9VgpTIFP
https://vine.co/v/O2PV2B3Br9J
https://vine.co/v/O2P3jA1m3tP