Dortmundi e suspendon Aubameyangin, kjo është arsyeja

Borussia Dortmund ka përjashtuar nga skuadra sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang.

Sport

16/11/2017 19:40

Sulmuesi nga Gaboni, nuk është grumbulluar nga Borussia Dortmundi, për ndeshjen e së premtes ndaj Stuttgartit në Bundesligë.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetën social Twitter, nga Borussia Dortmund, duke dhënë edhe arsyet e mos grumbullimit.

“Aubameyang nuk është përfshirë në skuadër për ndeshjen e nesërme për arsye disiplinore”, thuhet në njoftimin e Dortmundit.

28 vjeçari është kritikuar për formën e shfaqur në ndeshjet e fundit, duke iu vënë faji për fitoren e vetme të arritur të Dortmundit në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat./Lajmi.net/