Dortmundi e mposht lehtësisht Stuttgartin

Borussia Dortmund është rikthyer te fitorja duke e mposhtur Stuttgartin në ‘Signal Iduna Park’.

Sport

08/04/2018 17:19

Në ndeshjen e xhiros së 29-të, ‘milionerët’ kanë mposhtur me lehtësi 3:0 Stuttgartin.

Pulisic, Batshuayi dhe Philipp shënuan në fitoren e Dortmundit.

Me këtë fitore, Dortmund renditet në vendin e tretë me 51 pikë./Lajmi.net/