Dortmund pranë mrekullisë, Chelsea ka shënuar

Borussia Dortmund është në avantazh 2:0 pas pjesës së parë kundër Real Madridit dhe i nevojitet vetëm edhe një gol për të barazuar rezultatin e përgjithshëm. Kurse, Andre Schurrle ka kthyer Chelsean në lojë kundër Paris Saint-Germain.

Sport

08/04/2014 20:35

Borussia Dortmund është shumë pranë barazimit të rezultatit të përgjithshëm në duelin qerekfinal kundër Real Madridit.

Skuadra gjermane udhëheq 2:0 pas pjesës së parë dhe i duhet vetëm edhe një gol për të barazuar shifrat, pas humbjes 3:0 në duelin e parë në Santiago Bernabeu.

Los Blancos, pa Cristiano Ronaldon si titullar, patën mundësi ideale të shënojnë të parët por Angel Di Maria e shpërdoroi një penallti në minutën e 17-të.

Ndërsa, Marco Reus shënoi dy herë në minutat 24 dhe 37 duke rikthyer në lojë Dortmundin dhe garantuar një pjesë të dytë të nxehtë në Westfalenstadion.

Në duelin tjetër, Chelsea ka shënuar kundër Paris Saint-Germain nëpërmjet Andre Schurrles dhe është duke udhëhequr 1:0, por i duhet edhe një gol për të siguruar kualifikimin tutje, pas humbjes 3:1 në duelin e parë në Paris.