Dortmund mposht Romën për Berishën

Borussia Dortmund ka mposhtur Romën në konkurrencë për transferimin e sulmuesit të talentuar kosovar, Valmir Berisha. Ylli i ri i Halmstadit kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Giallorossët që deri javën e kaluar konsideroheshin si favorit për të siguruar shërbimet e tij. Mirëpo, sipas Vicegiallorossa.it, Borussia Dortmund ka tejkaluar klubin italian në garë…

Sport

24/01/2014 13:14

Borussia Dortmund ka mposhtur Romën në konkurrencë për transferimin e sulmuesit të talentuar kosovar, Valmir Berisha.

Ylli i ri i Halmstadit kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Giallorossët që deri javën e kaluar konsideroheshin si favorit për të siguruar shërbimet e tij.

Mirëpo, sipas Vicegiallorossa.it, Borussia Dortmund ka tejkaluar klubin italian në garë për transferimin e Berishës i cili pritet të largohet nga Halmstad gjatë këtij afati kalimtar të janarit, pasi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me klubin suedez.

Berisha, 17-vjeç, ka shkëlqyer me ekipin e të rinjve të Suedisë duke dëshmuar aftësitë e tij të golashënuesit dhe pritet të vazhdojë karrierën te një skuadër e madhe evropiane.