Dortmund ka një lajm të keq për Chelsea

Borussia Dortmund nuk e ka ndërmend ta largojë nga radhët e skuadrës, Chrstian Pulisic.

Sport

19/11/2018 11:27

Të paktën, këtë gjë nuk do ta bëjë në afatin kalimtar të janarit, ka thënë drejtori sportiv Michael Zorc.

20 vjeçari është lidhur ngusht me një kalim të mundshëm tek Chelsea, pasi ka shkëlqyer në paraqitjet e tij me Dortmund.

Ditë më parë, raportime nga “Daily Mail” kanë thënë se Chelsea po përgatitet të dërgojë një ofertë për amerikanin, në janar.

“Kemi dëgjuar këso lajmesh për shumë vite. Planifikojmë të vazhdojmë me të të paktën deri në fund të sezonit” ka thënë Zorc për “Kicker”, transmeton lajmi.net.

Pulisic ka regjistruar 12 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke realizuar tri gola.

Ai nuk ka startuar në asnjë ndeshje të Bundesligës që nga muaji shtator. /Lajmi.net/