Dortmund ia shuan shpresat Bayern Munichut

Bayern Munich ka marr një lajm aspak të mirë nga Dortmundi.

Sport

16/01/2019 14:43

Bayern Munich nuk do të mund të transferojë më lojtarë nga Dortmundi.

‘Milionerët’ kanë marrë vendim që mos të shesin asnjë lojtar te bavarezët, për shkak të rivalitet direkt për titull, përcjell lajmi.net.

Bayern Munich është duke tentuar ta transferojë Jadon Sanchon nga Dortmundi, mirëpo këta të fundit nuk duan ta shesin atë dhe asnjë lojtar tjetër.

Në të kaluarën bavarezët kanë transferuar nga rivali i tyre lojtarë si, Robert Lewandowski, Mats Hummels, Mario Gotze, mirëpo një gjë e tillë duket se më nuk do të ndodhë. /Lajmi.net/