Dortmund humb por kualifikohet

Borussia Dortmund u mposht në shtëpi nga Zenit St Petersburg me rezultat 1:2, por prapë u kualifikua për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores në duelin e parë 4:2. Sulmuesi brazilian Hulk e kaloi skuadrën ruse në epërsi në minutën e 16’të me një gol të jashtëzakonshëm nga distanca. Mirëpo, vendasit u kundërpërgjigjën…

Sport

19/03/2014 21:45

Borussia Dortmund u mposht në shtëpi nga Zenit St Petersburg me rezultat 1:2, por prapë u kualifikua për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores në duelin e parë 4:2.

Sulmuesi brazilian Hulk e kaloi skuadrën ruse në epërsi në minutën e 16’të me një gol të jashtëzakonshëm nga distanca.

Mirëpo, vendasit u kundërpërgjigjën para përfundimit të pjesës së parë kur rezultatin e barazoi Sebastian Kehl. Pas intervalit, Jose Salomon Rondon riktheu Zenitin në epërsi me golin e tij në minutën e 73’të, por kjo ishte e tëra.

Zenitit iu nevojitën edhe dy gola të tjerë për të përmbysur disavantazhin e thellë nga ndeshja e parë, dhe nuk ia doli.

Dortmund, edhe pse me disfatë, kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe do të mësojë emrin e kundërshtarit pas shortit në Nyon.