Dortmund e harron Dembelen, e gjen zëvendësuesin e tij (FOTO)

Borussia Dortmund ka mbetur pa yllin e saj kryesor Ousmane Dembele.

Sport

27/08/2017 20:40

Sulmuesi francez iu bashkua Barcelonës duke u bërë transferimi më i shtrenjtë i klubit katalunas për 150 milionë euro.

Por Borussia Dortmund nuk po qëndron duarkryq dhe ka gjetur zëvendësuesin e Dembeles.

Dortmund ka bërë ofertë zyrtare prej 15 milionë euro në drejtim të Lyonit për sulmuesin anësor, Maxwel Cornet.

20-vjeçari ka shkëlqyer vitin e kaluar me ekipin francez duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar tre asistime.

Cornet shihet si zëvendësuesi adekuat për Dembelen, pasi luan në pozitën e sulmuesit anësor.