Dortmund bllokohet në aeroport para ndeshjes me Tottenhamin

Tottenham do të përballet sonte me Dortmundin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

13/02/2019 12:14

Tottenham dhe Dortmund do ta zhvillojnë përballjen e tyre të parë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Por, skuadra gjermane ka patur një problem para se të udhëtonte në Londër, përcjell lajmi.net.

Dortmund është detyruar që të zbarkojë me vonesë në Londër, ku sonte në mbrëmje do të përballet me Tottenham për fazën e 1/8.

Arsyeja është banale dhe ka të bëjë me dy futbollistë, Sancho dhe Diallo, të cilët kishin harruar pasaportat në shtëpi.

Ekipi mbeti i bllokuar në aeroport për aq kohë sa iu desh të dy lojtarëve për t’u kthyer në banesë dhe për të marrë mjetin e identifikimit. /Lajmi.net/