Dortmund, 30 milionë euro yllit të Leicesterit

Borussia Dortmund është e interesuar për anësorin e Leicesterit, Riyad Mahrez.

Merkato

14/02/2016 12:36

Dortmundi dëshiron të përforcohet me Riyad Mahrezin gjatë verës.

Skuadra gjermane e ka gati një ofertë prej 30 milionë eurosh për reprezentuesin algjerian, përcjell Lajmi.net.

Mahrez ka shkëlqyer këtë edicion në Premierligë, duke shënuar 14 herë dhe realizuar 10 asiste.

Ai ishte transferuar te ‘Foxes’ për vetëm 500 mijë funte.