Dorëzohet Vuçiq: Ushtria e Kosovës mund të bëhet, por…

"Ushtria e Kosovës nuk do të ecë në veriun e Kosovës", tha ai.

Lajme

04/10/2018 23:37

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë të përbashkët me Raportuesin e Parlamentit Europian për Serbinë, David McCalister, tha se Ushtria e Kosovës nuk do të mund të kalojë në veriun e Mitrovicës.

Sipas tij, ushtria e Kosovës mund të kalojë vetëm me miratimin e NATO-s dhe të komuniteteve serbe, transmeton lajmi.net.

“Nëse marrin mbështetjen e NATO-s, gjë që kam dyshim”, tha ai.

Ndërsa, rreth deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se ushtria do të kalojë edhe në pjesën veriore të Kosovës, ai tha, se nuk e ka dëgjuar deklaratën e tij, por që sipas tij, Haradinaj pa të drejt flet për ushtrinë e veriun.

“Haradinaj është njeri i aftë, mundet. Pyetja ime për të është, ku shkruan kjo, në cilin akt shkruan që mundet me formu ushtrinë? Nuk ka, ata e kanë paramendu, shkruan në Kushtetutën e tyre, nëna e babai u ka thënë…? Por me gjasë gjithçka mundet”, ka thënë Vuçiq.

“Ushtria e Kosovës nuk do të ecë në veriun e Kosovës”, tha ai.

Duke rikujtuar vizitën e presidentit Hashim Thaçi në veri, ai përmendi edhe marrëveshjen e Brukseli, nenin e nëntë, ku thotë se Policia e veriut të Mitrovicës menaxhohet nga serbët.

“Komandanti i policisë rajonale është një serb, ai i menaxhon të gjitha strukturat e policisë, por asnjë serb nuk kishte asnjë ide se çfarë ishte vizita e Thaçit me Njësinë Speciale me vete”, tha Vuçiq. /Lajmi.net/