Dorëzohet Southgate: Nuk jemi top skuadër

Gareth Southgate është shprehur krenar me atë që ekipi i tij ka arritur në Kupën e Botës në Rusi.

Sport

14/07/2018 19:50

Anglia ka përfunduar në vendin e katërt në botëror, duke u mundur nga Belgjika në ndeshjen për medaljen e bronztë.

Southgate pas ndeshjes ka thënë se është krenar me ekipin e tij për atë që ka bërë në Rusi, por ka shtuar se Anglia ende nuk është një top skuadër.

“Në fund jemi krenarë për atë që kemi bërë. Nuk kemi asnjë iluzion se ku qëndrojmë si ekip, kemi përfunduar në top katër por ne nuk jemi ende një top skuadër, ne e dimë këtë dhe nuk kemi pse të fshihemi pas saj”, ka deklaruar Southgate./Lajmi.net/