Dorëzohet projekti në MKRS, ja ku ndërohet Stadiumi Nacional

Kryetari Lladrovci prezanton zonën ekonomike për ndërtimine Stadiumit Kombëtar të Kosovës.

Sport

06/11/2017 14:57

Duket se më nuk është opsion. Është definitive. Stadiumi nacional i futbollit do të ndërtohet në fshatin Korroticë të Drenasit, përballë Parkut të Biznesit, e jo ku ishte planifikuar nga Qeveria e kaluar – në Bërnicë të Poshtme.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga bashkëpunëtorë i ka prezantuar përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit zonën ekonomike përballë Parkut të Biznesit të shpronësuar nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka paraqitur edhe elaboratin kadastral të kësaj zone dhe e ka vlerësuar se i plotëson të gjitha kushtet e parapara më rregulloret ndërkombëtare për ndërtimin e një stadiumi me përmasa ndërkombëtare, pasi që është ne qendër të Kosovës dhe ka autostradën shumë afër, aeroportin, kryeqytetin dhe zonat tjera ekonomike të vendit.

Në shikimin e kësaj zone, ishin të pranishëm edhe inxhinieri për infrastrukturë sportive, Refki Osmani dhe këshilltari i Ministrit të Kulturës.

bacallad