Dorëzohet në polici i dyshuari për sulmin ndaj Vehbi Kajtazit

I dyshuari kryesor për sulmin fizik ndaj gazetarit, Vehbi Kajtazi është dorëzuar në polici, në orët e vona të mbrëmjes.

Lajme

15/10/2017 07:45

 

Fitim Thaqi është vetëdorëzuar në prezencën e avokatit të tij stacionin nr.2 të Policisë në Prishtinë.

Ai e ka pranuar se ka kryer sulmin, duke mohuar se ngjarja mund të ketë ndonjë lidhje me politikën.

Sipas Thaqit çdo gjë ka ndodhur në afekt.

Edhe avokati i tij është shprehur se ngjarja nuk lidhet me shkrimet e Kajtazit.

Vehbi Kajtazi është sulmuar në një nga lokalet e Prishtinës të premten në mesditë.