Dorëzohet Monaco, Lemar në shitje

Monaco do ta kenë të vështirë të mbajnë në skuadër 22-vjeçarin, jashtë dëshirës së tij.

Sport

12/01/2018 12:21

Vetë trajneri i klubit të Principatës, Leonardo Jardim e pranon se Monaco janë të vetëdijshëm që në të ardhmen mund të humbasin shërbimet e Thomas Lemar.

Në fakt dëshira e drejtuesve francezë është që lojtari të qëndrojë edhe për 10 vitet e ardhshme, por nga ana tjetër shoqëria e di se në rast të një superoferte për mesfushorin, do ta kenë të vështirë të mbajnë në skuadër 22-vjeçarin, jashtë dëshirës së tij.

Ofertat për të nuk rreshtin ku Arsenal dhe Liverpool po luftojnë me njëra-tjetrën ëpr të ofruar sa mës huëm për talentin francez.