Dorëzohet Liverpooli

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka thënë se nuk mendon se Reds mund të fitojnë titullin e kampionit në Premierligë këtë sezon. Skuadra nga Anfield është duke kaluar një stinor të mirë dhe aktualisht gjenden në pozitën e katërt në tabelë, tetë pikë më pak se lideri Arsenal, pas barazimit 1:1 në udhëtim te WBA,…

Sport

06/02/2014 09:43

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka thënë se nuk mendon se Reds mund të fitojnë titullin e kampionit në Premierligë këtë sezon.

Skuadra nga Anfield është duke kaluar një stinor të mirë dhe aktualisht gjenden në pozitën e katërt në tabelë, tetë pikë më pak se lideri Arsenal, pas barazimit 1:1 në udhëtim te WBA, të dielën.

Por, Rodgers, i cili mori drejtimin e ekipit në verën e vitit 2012, nuk është i bindur se Liverpool është në gjendje të luftojë për titull.

“Mendoj për ne, si ekip, është ende herët”, deklaroi Rodgers për Sky Sports.

“Isha në ndeshjen Manchester City-Chelsea dhe kam shikuar skuadrat e tyre që i kanë ndërtuar me kalimin e viteve, dhe është shumë vështirë për ne, edhe pse jemi duke garuar mjaft mirë deri më tani. Andaj, nuk do të thosha për ne këtë vit, jo. Nuk do të luftojmë për titull”, u shpreh ai.