Dorëzohet karikaturisti i Charlie Hebdo

Njeri prej karikaturistëve që i mbijetoi sulmit në redaksinë e revistën Charlie Hebdo, Renald Luzier, i njohur si Luz, ka paralajmëruar se nuk do të karikaturojë më figurën e profetit Mohamed.

Bota

19/05/2015 16:43

Shkak për këtë vendim të tij është frika e përsëritjes së sulmit që ndodhi në redaksinë e revistës.

Këtë njoftim Luz e bëri të njohur për gazetën Liberation, e cila i pati dal në krah revistës Charlie Hebdo, me vazhdimin e publikimit të numrit të kaluar që u shit në miliona kopje.

Ndryshe, në fillim të këtij viti, dy persona patën vranë 12 persona, kryesisht punonjës të revistës Charlie Hebdo.