Dorëzohet Blackberry! Nuk do të prodhojë më telefona

Blackberry ka vendosur të ndalojë prodhimin e smartfonëve tashmë një aktivitet 14 vjeçar për të.

Auto & Tek

28/09/2016 21:45

Kompania duket se e ka marrë këtë vendim për shkak të konkurrencës së fortë që i kanë shpallur rivalët e saj më të mëdhenj, Apple dhe Samsung.

Në Maj, shefi ekzekutiv, John Chen, tha se do të merrej vesh nga Shtatori nëse biznesi i prodhimit hardware do të vazhdonte akoma. Tani, Blacberry thotë se do t’ia transferojë prodhimin hardware partnerëve të tij, por kompania nuk e konfirmoi faktin nëse një telefon tjetër Blackberry do të lançohej.

“Blackberry nuk mund të vazhdojë të prodhojë telefonat e saj vetëm për t’i shërbyer një mase të vogël klientësh,” tha Chen.

“Kompania nuk e ka mbajtur sekret faktin se ekzistonte mundësia e mbylljes së këtij biznesi.” Mr Chen u tregua i sinqertë për sa i përkiste të ardhmes së Blackberry, duke thënë se do ta konsideronte vendimin për mbylljen e biznesit nëse ajo nuk do të bëhej më fitimprurëse.

Në Maj, ai tha për Bloomberg se vendimi do të merrej në Shtator.

Në Tetor të 2015, Blackberry ndryshoi drejtimin e biznesit të pajisjeve të saj, duke prodhuar telefonat e parë që përdornin sistemin e operimit Android në vend të programit të mëparshëm BB10.