Dorëzohet Barcelona, konfirmon mungesën e Neymar në El Clasico (FOTO)

Neymar nuk do të luajë sonte kundër Real Madridit.

Sport

23/04/2017 11:34

Barcelona dorëzohet dhe pajtohet me faktin që s’do ta ketë Neymarin sonte në El Clasico.

Klubi katalunas ka njoftuar në Twitter që nuk do ta grumbullojë brazilianin për ndeshjen e sotme, përcjellë “Lajmi.net”.

Kjo për shkak se CAS-i nuk ka mundur që ta shqyrtojë apelimin dhe të japë një vendim para ndeshjes.

Barcelona është shprehur thellësisht e zhgënjyer, duke e konsideruar veten si të dëmtuar në këtë rast. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy