Dorëzohen formularët e ankesave për personat e verbër

Shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori Jan Braathu, ka vizituar Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me ç’rast ka dorëzuar formularin e ankesave në alfabetin Brail për personat e verbër.

Lajme

07/06/2017 11:34

Brathu me këtë rast, tha se personat e verbër tashmë do t’i kenë të gjitha mundësitë për të pasur qasje në procesin zgjedhor. Ai më tej, tha se një gjë e tillë përbën një risi për shtetin e Kosovës.

“Kjo është një risi që është bërë për herë të parë në Kosovë. Është risi edhe për rajonin dhe Kosova është lidere sa i përket kësaj”, ka potencuar ai. Ai më tej, ka thënë se ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet, por edhe me të drejtat e njeriut. /Zëri/