Dorëzat e mençura të boksit, që tregojnë fuqinë e goditjes tuaj

Ne kemi parë shumë teknologji të reja të mençura të fitnesit apo palestrës. Por, tani edhe dorëzat e boksit janë duke u bërë të mençura.

Auto & Tek

06/07/2014 00:29

Dorëzat e quajtura iPunch tani janë ato të cilat po quhen “dorëzat e para të mençura të boksit”. 

Dorëzat lidhen me një celularë të mençur përmes Bluetooth dhe i tregojnë përdoruesit se sa shpejtë dhe sa fuqishëm është ai duke goditur.

Koncepti u krijua nga Stephen Cains, CEO dhe themelues i Responsive Sports, i cili ka qenë duke praktikuar boksin dhe artet marciale që nga mosha 16 vjeçare.

“Shpenzoja shumë kohë duke ushtruar pa i parë përmirësimet e mia, dhe dëshiroja ta dija pse nuk po përmirësohem”, tha ai për Mashable.

Vendosa senzorë në dorëza dhe shkova në palestër, dhe gjithkush dëshironte ta provonte atë. Mendoj se prej se i kam krijuar këto dorëza të mençura kam filluar të qëndroj më gjatë në palestër, shtoi ai.

“Është shumë e vështirë për të determinuar fuqinë e goditjes pa ndonjë të dhënë”, tha ai. “Kur përdorni të dhënat tuaja ju mund të shihni se kur e bëni goditjen më të mirë, shtoi ai.

Çdo dorëz ka dy senzorë. Njëra matë sa e fuqishme është goditja kurse tjetra ka një senzorë që matë shpejtësinë e goditjes.

Dorëzat lidhen me një aplikacion që ka edhe karakteristika të tjera të ushtrimeve.