Dorëshkrimi sekret i qytetërimit të humbur

Zbulohet dorëshkrimi i piktogrameve meksikane të shekullit të 16-të, pasi ishte mbajtur i fshehur për 500 vite.

Fun

22/08/2016 21:32

 

Për afërsisht 500 vite përmbajtja e saj ishte e errësuar nga një shtresë e allçisë, e cila fshihte detaje në lidhje me një qytetërim të humbur që jetoi në Meksikë para se të arrinin spanjollët, shkruan Daily Mail.

Por një teknikë e re e pamjeve ka lejuar për herë të parë historianët të shikojnë nga afër materialet e një serie piktogramesh të fshehura.

Ajo u ka mundësuar atyre shfaqjen e një paraqitje të shkurtër të historisë dhe kulturën e një qytetërimi të hershëm meksikan të njohur si ‘Mixtec’.