Dorëshkrimet e panjohura të De Radës

Njohja e re e Jeronim De Radës, Gjashtë vëllime të hartuara nga profesor Françesko Altimari sjellin të plotë dimensionin letrar të një prej figurave më të njohura të letërsisë arbëreshe… Nga Biblioteka e Kopenhagës, Kozencës, Napolit te familjet e vjetra shqiptare në Itali, në gjurmët e dorëshkrimeve që do ta bënin të plotë veprën e De Radës në 200-vjetorin e lindjes së tij.

ShowBiz

18/04/2016 23:27

Motivet që e shtynë të merret me veprën e De Radës gjatë periudhës para Milosaut (1833-1835), profesor Françesko Altimari pëlqen t’i përmbledhë me një citim të marrë nga studimi monografik i Arshi Pipës mbi veprën e De Radës, ku thotë: “Meqenëse Milosao është e para vepër e botuar nga De Rada dhe njëherazi kryevepra e tij poetike, çdo dorëshkrim që i paraprin dhe që lidhet me të, ka një vlerë më të madhe se çdo material tjetër poetik”.

Arshi Pipa do ta shkruante këtë fjali më 1978-n, në një artikull të botuar në gjermanisht, ndërsa profesor Altimari do të niste rrugëtimin e tij në zbulim të botës së patreguar të De Radës në fillim të viteve 1990.

“Ky eksplorim i gjatë, i lodhshëm, por mahnitës i shkrimeve të para deradiane që zuri fill në vitin 1991, gjatë fazës së parë kërkoi identifikimin dhe klasifikimin e dorëshkrimeve të De Radës që i përkasin periudhës para botimit të “Këngëve të Milosaos” (1836), dorëshkrime që u gjetën me vështirësi të mëdha nëpër biblioteka dhe arkiva publike e private të vendeve të ndryshme (Itali, Shqipëri, Danimarkë).

Pastaj vijoi faza e dytë e punës shkencore, e cila konsistoi në shqyrtimin dhe analizimin me metoda rreptësishtë ekzotike të dorëshkrimeve të gjetura, një pjesë e të cilave ishin të pabotuara e që i përkisnin periudhës 1833-1835”, thotë prof. Altimari. Nga gjashtë përmbledhjet që përbëjnë korpusin e plotë të veprave të De Radës, sipas prof.

Altimarit vetëm tre prej tyre ishin të transkriptuara dhe të botuara, edhe pse me mangësi dhe gabime filologjike, ndërsa të tjerat, që ishin zbuluar më vonë, nuk ishin botuar kurrë, madje disave prej tyre u ishte vënë në dyshim edhe autorësia e De Radës, çka do të kërkonte një punë këmbëngulëse për t’u vërtetuar.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më këtu