Dorëhiqet shefi i Fox News Channel pas akuzave për ngacmim seksual

Shefi i Fox News Channel Roger Ailes, është duke u bërë gati për të dhënë dorëheqje nga detyra për shkak të padisë ku ai akuzohet për ngacmime seksuale.

Bota

20/07/2016 11:41

Sipas burimeve të New York Times, avokatët i kanë dhënë dy opsione atij: të jap dorëheqje ose do ta pushojnë nga detyra.

Padia është bërë nga ish punëtorja e Fox News Channel, Gretchen Carlson e cila ka thënë se ishte pushuar pas 11 vitesh punë pasi që ka refuzuar ofertat e tij seksuale.

Ailes e ka mohuar këtë duke thënë se ajo e ka paditur për shkak të ndërprerjes së kontratës.

Carlson nuk është e vetmja që e ka akuzuar atë pasi që ka dyshime që ai e ka ngacmuar seksualisht edhe prezantuesen Megyn Kelly.