Dorëhiqet kryeministri gjeorgjian

Kryeministri gjeorgjian, Giorgi Kvirikashvili, ka dhënë dorëheqje të mërkurën pas mosmarrëveshjeve me liderin e partisë qeverisëse, Bidzina Ivanishvili.

Bota

13/06/2018 17:41

“Kishim disa mosmarrëveshje me liderin e partisë në pushtet”, ka thënë Kvirikashvili në një deklaratë televizive.

“Mendoj që vjen një moment kur liderit të partisë duhet t’i jepet një shans për ta pasur një kabinet të ri”.

Kvirikashvili ka qenë kryeministër i Gjeorgjisë që nga viti 2015.