Dorëhiqet Drejtori i Shëndetësisë së Lipjanit, pak ditë para se ti skadojë mandati, akuzon kryetarin Ahmeti

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në formimin e qeverisës së re komunale, Drejtori i Deprtamentit të Shëndëtësisë së Lipjanit, Avdullah Fazliu, ka thirrur konferencë për media, për bërë të ditur se ai jep dorëheqje nga posti që e ushtroi për katër vite.

Lajme

15/12/2017 16:07

Në arsyetimin e tij për dorëheqjen, Fazliu ka thënë se, i është pamundësuar vazhdimi i punës në krye të Drejtoratit, për shkak se siç tha, i është bërë e ditur nga kryetari Ahmeti se për të mbajtur këtë post, duhet të bëhet partiak, gjë të cilën, sipas Avdullahut ai e ka refuzuar.

“Unë para këtij viti kam punuar në mënyrë të pavarur, dmth nuk isha në asnjë parti edhe tani ka ardhë puna që për të vazhduar duhet të jem partiak dhe kjo më është thënë nga kryetari Ahmeti, i cili më tha se kryesia e LDK-së dhe Këshilli Drejtues i partisë duhet të votojë, prandaj unë e kam pa veten që nuk mund të vazhdoj më sepse nuk jam anëtar i ndonjë partie e as nuk do të jem, e aq më pak i LDK-së” ka thënë Fazliu.

Duke folur për punën e tij, Fazliu tha se ndjehet krenar për atë që bëri gjatë katër viteve sa drejtoi shëndetësinë e Lipjanit.

“Jam mundur të punojë me nder dhe në shërbim të qytetarëve, nuk kamë asnjë aferë, e asnjë vërejtje prej ndokujt”, ka thënë Fazliu, i cili nuk ka harruar të falënderojë stafin e gjerë me të cilin punoi, e një falënderim të vecantë ka adresuar për Drejtoreshën e Qendrës për Punë Socile Makfirete Shamolli dhe stafin e saj.

Mirëpo, bazuar në një prononcimin e Kryetarit të Lipjanit Imri Ahmeti, të cilën ia dha Ulpianapress-it, del se rreth dorëheqjes së sotme të Fazliut, ka një të vertëtë tjetër dhe se tashmë ish-drejtori i Shëndetësisë Fazliu, nuk ka dhënë dorëheqje, por se atij i është bërë me dije më heret se më nuk do të jetë në krye të Drejtoratit të Shëndetësisë. Dhe si arsye për mosvazhdimin e detyrës, Ahmeti ka përmendur pakënqësitë e përditshme të qytetarëve me gjendjen në shëndetësinë e Lipjanit, të cilën e udhëhoqi Fazliu.

“Dje i kam komunikuar vendimin tim Dr. Dulles që nuk mund te jetë më Drejtor i Shendetësisë, sepse në shëndetësi gjendjen aktuale duhet ndryshuar, per cka perditë kemi pakënaqësi të qytetarëve. Kujtoj qe i kam dhënë gjatë shansën të tregojë performancën e tij, prandaj sic duket, meqenese e ka kuptuar se nuk mund të jetë më drejtor, ai sot na del kinse ka dhenë dorëheqje. Nuk eshte pune dorëheqje, por dje i kam thënë nuk mund të vazhdosh më’’, ka thënë Ahmeti, për Ulpianapress.