“DooGee Mix”, smartfoni me parametrat e “Galaxy S8” (Foto)

Mbërrin në tregun shqiptar telefoni i dytë celular më i shitur në Spanjë, “DooGee Mix”, me parametrat e “Samsung Galaxy S8”, por me gjysmën e çmimit të tij.

Auto & Tek

27/09/2017 15:52

“Doogee Mix” mbërrin në Shqipëri në tetor, në të njëjtën periudhë që po lançohet në tregun e Europës Qendrore dhe Lindore.

“DooGee Mix”, kryesisht për moshat e reja dhe femrat, që preferojnë një kombinim të përsosur të opsioneve, parametrave, pamjes së bukur dhe çmimit të përballueshëm.

“DooGee” është një dizajn spanjoll me një rritje të shpejtë në gjithë botën. Është telefoni i dytë më i shitur në Spanjë që nga viti 2015. Iu deshën 2 vite përpjekje (që nga 2013) për t’u bërë një nga markat më të shitura dhe më të preferuarat e smartfonëve atje.  Me parametrat e tij, me dizenjimin modern, “DooGee” ka fituar shumë popullaritet në gjithë botën dhe tashmë synon të konkurrojë edhe në tregun shqiptar.

“DooGee Mix” është smartfoni me kornizë më të vogël në botë, i cili ofron dy versionet 4GB dhe 6GB RAM. Të tjera opsione të tij janë: xhami Gorilla Glass 5, version më i fundit i mbrojtjes dhe performancës, me dy kamera 16 dhe 8 MP; RAM të madh; UI (user interface) te thjeshtë, pamje të qartë, jetëgjatësi baterie të pakrahasueshme me telefona të tjerë dhe dizajn i mrekullueshëm. Të gjitha këto parametra janë ato me të cilat DooGee po konkurron me telefona të ngjashëm në tregun global, por me gjysmën e çmimit të tyre.

Dizajni i bukur për syrin, i kombinuar me çmimin super të përballueshëm dhe me performancë shumë të qëndrueshme, e bën më të preferuarin për gjeneratën e re. Për më tepër një nga versionet e tij Valencia DG800 u bë telefoni më popullor në Malajzi, kur mbërtheu zemrat e banorëve në 2015. “DooGee” rankohet nga  brandet më të mira të smartfonave në Rusi, Algjeri etj.

Ky brand modest me premisa për të prodhuar produkte me performancë të lartë, me një paraqitje të mahnitshme dhe çmime të pranueshme, nisi me hapa shumë të vegjël në Spanjë dhe më pas u kthye në stuhi pas një partneriteti të fortë me ekipin e futbollit Villareal C.F. Partneriteti me një ekip lokal futbolli provoi se kjo ishte formula e duhur për sukses kur “DooGee” mori një tjetër hap në Malajzi, dhe bashkoi forcat me një tjetër ekip futbolli ‘Johor Darul Takzim’.

Vitin e shkuar, DooGee u zgjerua në tregun global, duke u synuar Afrikën. “DooGee” dhe futbolli duken të pandara tashmë përshkak të partneritetit më të fundit të “DooGee” me Premier League në Angli, në të cilën “DooGee” mund të shfaqet së shpejti me një edicion special të versionit Mix për Premier League. /Lajmi.net/