Donte të bënte shaka me të dashurën, ja çfarë ndodhë pastaj (Video)

Djali vendosi që të bënte shaka duke bërë xheloze të dashurën, por nuk e kishte menduar reagimin e saj. Në këtë video shihet çifti shtrirë pranë njëri­-tjetrit, duke biseduar.

Fun

23/03/2016 01:13

Brad Holmes, 24 vjeç, nga Southampton, i thotë Jenny Davies se do shkonte në shtëpinë e një tjetër femre për t’i rregulluar shtratin.

Siç shihet edhe nga pamjet, e dashura 22­-vjeçare reagoi me zemërim, duke e dhunuar. Djali kishte vendosur edhe kamerën përballë shtratit për të filmuar skenën të cilën nuk e priste.

Edhe pse u dhunua, filmimin e postoi në rrjetet sociale, ku ka marrë një mbështetje të gjerë në internet. Komentuesit kanë reaguar me tërbim duke pretenduar se nëse rasti do të ishte e kundërta, pra nëse djali do dhunonte vajzën për të njëjtën gjë, do të quhej “dhunë në familje”.