Donnarumma zbulon emrin e klubit ku nuk do të transferohej kurrë (FOTO)

Gianluigi Donnarumma ka një klub ku nuk dëshiron të transferohet.

Sport

22/09/2017 07:34

Gianluigi Donnarumma ka një lajm të mirë për tifozët e Milanit.

Portieri italian ka konfirmuar se është i lumtur në San Siro.

Ndërsa, ai ka thënë se ka një klub ku nuk do të transferohej kurrë, rivali i qytetit, Inter.

“Nuk do të transferohem kurrë në Inter”, deklaroi ai për “Canale 5”, përcjell “lajmi.net”.

“Juventus? Përgjigjem me jo, kam edhe katër vjet kontratë me Milanin”, u shpreh Donnarumma. /Lajmi.net/