Donnarumma transferohet te gjiganti evropian

Bayern Munich është duke menduar seriozisht për transferimin e një portieri.

Sport

07/10/2017 18:20

Dëmtimi i rëndë i Manuel Neuer, ka bërë që skuadra bavareze të mendojë për sjelljen e një portieri në ‘Alianz Arena’.

Pas daljes së emrit të portierit Ter Stegen, tani është ai i Milanit, Gianluigi Donnarumma, që është bërë pjesë e këtyre spekulimeve.

Për Donnarumman, Bayern Munich mund të dërgojë një ofertë të majme që në afatin kalimtar të janarit.

Kujtojmë se italiani i talentuar, ka qenë afër largimit në verën e fundit, por krejt në fund kishte vendosur të qëndroi./Lajmi.net/