Donnarumma te gjiganti spanjoll

Real Madridi është futur edhe seriozisht në garë për Gigi Donnarumman.

Sport

18/01/2017 23:39

Sipas mediave italiane, “Los Blancos” kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Milanit.

Presidenti Florentino Perez dëshiron ta kryejë problemin e portës edhe për shumë vite tjera, andaj ka bërë gati ofertën monstruoze për talentin italian, përcjellë “lajmi.net”.

Nuk dihet ende shuma që do të ofrojë Reali, por ajo duhet të jetë shumë e lart, pasi që Donnarumma po kërkohet edhe nga disa skuadra tjera të njohura.

Në ndjekje të tij është Juventus, derisa në ditët e fundit interes ka shfaqur edhe Manchester United.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6