Donnarumma te gjiganti i La Ligas?

Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga Milani.

Merkato

14/02/2016 12:18

Barcelona është duke shprehur interesim për portierin 16 vjeçar të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Përfaqësuesit e klubit katalunas janë të pranishëm në San Siro në ndeshjen Milan – Genoa, për ta vëzhguar talentin Italian, përcjell Lajmi.net nga mediet italiane.

Donnarumma ka depërtuar në skuadrën e parë të Milanit këtë sezonë në ndeshjen ndaj Sassuolos në tetor, dhe që atëherë është bërë i pazëvendësueshëm në portë e rossonerëve.