Donnarumma, portier i ri i Juventusit (FOTO)

Gianluigi Donnarumma është portier i ri i Juventusit, sipas ish anëtarit të “Bianconerëve”, Stefano Tacconi.

Merkato

18/03/2017 09:47

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma do të transferohet në Juventus, sipas ish portierit të “Bianconerëve”, Stefano Tacconi.

Donnarumma është objektiv i kampionit të Serie A si pasardhës i Gianluigi Buffon.

Kurse, Tacconi beson se palët kanë arritur marrëveshje.

“Ai është tashmë i Juventusit, nuk e di askush por është Bianconer”, deklaroi Tacconi për “Tuttosport”, përcjell “lajmi.net”.

“E ka puthur fanellën e Milanit? Kujt i intereson. Sot janë zot paratë, vendosin paratë”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6