“Donnarumma mund të qëndrojë gjithë jetën te Milani”

Agjenti Mino Raiola ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit duke thënë se klienti i tij, Gianluigi Donnarumma, mund të qëndrojë te Milani tërë jetën.

Sport

28/05/2018 21:25

19 vjeçari italian ka debutuar te Milan në moshën 16 vjeçare, ndërsa në vitin e fundit është spekuluar jo pak herë rreth një largimi të mundshëm, kur për të interesohej Real Madrid.

“Është e rëndësishme të respektojmë tifozët, veçanërisht ata inteligjentë”, ka thënë fillimisht Raiola.

“Donnarumma mund të qëndrojë në Milan tërë jetën, kjo është ajo që fansat kanë kërkuar gjithmonë”.

Kujtojmë se Milan në kontratën e fundit të nënshkruar me Donnarumma, i ka lejuar këtij të fundit mundësinë e largimit nëse dështojnë të sigurojnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/