Donnarumma largohet nga Milan, zgjedh klubin e ri për sezonin 2018/19

Gianluigi Donnarumma mund të transferohet në Paris Saint-Germain.

Merkato

11/10/2017 15:31

Gianluigi Donnarumma ka ofertë për largim nga Milan pas përfundimit të këtij sezoni.

Mediat italiane raportojnë se portieri i talentuar italian ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain.

Klubi i pasur francez është i gatshëm të paguajë deri në 70 milionë euro për blerjen e tij, përcjell “lajmi.net”.

Donnarumma ka nënshkruar kontratë të re në Milan. Por, e ardhmja e tij prapë spekulohet se do të jetë larg klubit nga San Siro. /Lajmi.net/