Donnarumma ka një lajm të keq për Interin

Gianluigi Donnarumma beson se Milan mund ta sigurojë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Sport

13/03/2018 09:12

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma beson se skuadra e tij mund ta sigurojë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Ylli italian ka theksuar se “Rossonerët” janë në ecuri të mirë për të përfunduar në mesin e katër pozitave të para në Serie A.

Donnarumma beson se Milan mund ta mposht Interin dhe Lazion në garë për pozitën e katërt në tabelë.

“Është një garë e bukur, jemi aty dhe besojmë”, deklaroi Donnarumma për “Sky”, përcjell “lajmi.net”.

“E kemi detyrë të besojmë dhe do të mundohemi deri në fund”, u shpreh ai. /Lajmi.net/