Donnarumma ia bën ‘bajat’ golin futbollistit të Juventusit (FOTO)

Gianluigi Donnarumma ka një bilanc fantastik me sulmuesin kryesor të Juventusit.

Sport

07/03/2017 12:29

Gonzalo Higuain është golashënuesi më i mirë i Juventusit gjatë këtij sezoni me 19 gola në Serie A.

Por, sa do që tingëllon e pabesueshme, ai nuk ka shënuar kurrë ndaj portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma, në lojën e rregullt.

Në katër ndeshje, plot 351 minuta, 381 nëse i llogarisim edhe minutat e lojës shtesë në Superkupën e Italisë, pa asnjë gol nga Higuain ndaj Donnarummas, përcjell “lajmi.net”.

Higuain do ta kërkojë golin e parë të premten në duelin kundër Milanit dhe Donnarummas në Torino. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6